Sigurimi i të dhënave

Klienti parashtron si kusht Albvirtual-it që të garentohet që çdo informacion i webfaqes së tij i cili nuk publikohet nga vetë klienti të mos shihet nga persona te tretë.
Dhe Albvirtual si provaider i siguron klientët se një siguri e tillë është e kategorisë së lartë dhe garanton që çdo shënim i klientëve nuk do shihet nga persona te tretë. Klienti është i detyruar që informacionet që i transferon në serverin tonë ti ketë gjithsesi të siguruara si kopje edhe tek ai vetë (privatë).
Ne bëjmë back-up* e informacioneve në intervale të caktuara dhe nëse ndodh që një klient të aktualizojë faqen në mynyrë te gabuar duhet qe menjëher të na njoftoje dhe te dërgoj pseudonimin dhe fjalekalimin e tij në mynyrë që ne të bëjmë gjetjen e informacioneve .

 

Informacionet e publikuara në faqe

Informacionet e publikuara në faqe përmes Albvirtual-it janë ligjërisht të lira, klienti duhet të siguroje se nuk do të lëndohen pësona te tretë.
Për shkak të çmimeve të perllogaritura nga ana e jone nuk është e mundshme në raste të caktuara të kryhet kontrollimi i përmbajtjeve sidomos i programeve / scri- pteve të programuara nga vetë klientët dhe përgjegjësinë për ndonjë keqpërdorim të përmbajtjeve ose të programeve / scripteve e mbanë klienti. Klientët janë të obliguar që para ruajtjes në server ta bëjnë verifikimin funksional të tyre.
Albvirtual-i nuk kontrollon programet e ndryshme te programuara nga vetë klientët dhe nëse ndodh një gjë e tillë që një program i ndonjë klienti pengon funksionimin e serverit tonë Albvirtual-i eshtë i detyruar që ta bllokoj faqen e klientit për kohë të caktuar deri sa të zgjidhet problemi me klientin dhe përgjegjsia mbetet tek klienti.
Nëse Albvirtual-i meson se është lënduar me informacione(te dhena) personi i tretë atëher ne jemi të obliguar të vendosim kontakt me klientin dhe mund të vijë deri tek bllokimi i faqes për kohë të caktuar.
Këto rregulla vlejnë edhe në rast se thyhen ligjet e përmbajtjes publike si në Amerikei ku është serveri ynë apo edhe në vendin përkatës të klientit.
Në ofertat e caktuara në webfaqen e Albvirtual-it nuk lejohen të përdoren përmbajtje publike erotike(pornografi ose materiale ilegale).

Siguria e informacioneve (të dhënave)

Shënimet e klientit sapo arrijnë në serverin tonë bëhet menjëherë ruajtja e tyre në mënyrë elektronike. Albvirtual-i ka të drejtë për të kërkuar informacione nga klienti për shënimet e dyshuara, të ruajtura në serverin e tij.
Albvirtuali-i është i detyruar që shënimet e klientit të mos shihen nga persona te tretë nëse klienti nuk e ka dhënë pëlqimin. Ky detyrim nuk vlenë nëse proveider është i detyruar që një pjesë të shënimeve për çështje teknike që janë të nevojshme psh. statistikat ti ofrojë në serverat internacional. Klientit i është bere e ditur që provaideri për çështje teknike duhet të ketë kontrollë në te dhenate ruajtura në webserver por çdo mundësi që të tjerët ti shohin te dhenate pa publikuara nga klienti është e kufizuar.
Për ruajtjen e te dhenavesi dhe aktualizimin e tyre në serverin tonë vendos vetë klienti