| 2. Nënshkrimi i kontratës
Me pranimin e kontratës nga klientët si dhe me pëlqimin e ofruesit të shërbimeve (provider) vjen deri te nënshkrimi ose marrëveshja e kontratës.
Kontrata vlen në bazë te listës së çmimeve të llogaritura nga Albvirtual dhe që janë të publikuara në faqen www.albvirtual.com. Pas marr- veshjes klientit i dërgohen të gjitha shënimet hyrëse (si për sferën administrative ashtu edhe për FTP hyrje) përmes postes elektronike në E-mailin e dhënë nga klienti. Përgjegjësinë e rruajtjes të të dhenave mban vetë klienti. Kjo nuk influencon në kontratë.
3. Ofertat, Çmimet dhe Shërbimet
Çdo ofertë është e llogaritur nga Albvirtual dhe zgjedhja e tyre është e lirë nga ana e klientëve. Të gjitha çmimet janë të publikuara në faqen www.albvirtual.com. Çdo ofertë, çmim, dhe shërbim Albvirtual gezon te drejten eskluzive te ndryshimit
Për çdo ndryshim të çmimeve apo shërbimeve Albvirtual është i detyruar per nje periudhe 2 javore para aplikimit të tyre ti lajmrojë klientët përmes E-mailit direkt ose përmes faqes .
4. Pagesat dhe lidhjet bankare
Çdo pagesë bëhet në bazë të ofertës së perzgjedhur nga klientët dhe marrëveshjes me Albvirtual.
Çdo pagesë bëhet paraprakisht për ofertën- pakon e caktuar. Çdo ofertë ka një kufizim në serverin tonë si në vendin e ruajtjes ashtu dhe në transferimin e shënimeve të cilat janë të cekura në paketat e veçanta që i keni lexuar në faqen www.albvirtual.com. Dhe çdo tejkalim i këtyre kufizimeve paguhet me vehte sipas tarifave të caktuara gjithashtu në faqe.
Llogaritë dërgohen përmes E-mailit dhe pagesa bëhet në menyrë te sigurtë nëpërmjet perfaqësuesve në Shqiperi dhe për klientët në Evropë e Amerike përmes bankës.
Menjëherë pas marrjes së E-mailit nga Albvirtual klienti është i detyruar brenda periudhes 1-javore të bëjë pagesën.
5. Njoftimi per anlulit të kontratës
Çdo lajmërim per anullim të kontratës për klientët në Evropë dhe vende te tjera duhet të jetë me anë te E-mail.
Çdo lajmrim i anullimit të kontratës ne rruge te tjera nuk merret parasysh.
|